
Ish-komandanti i UÇK-së Blerim Kuçi në emisionin “Adresa” ka folur për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, duke thënë se ata kanë pasur më shumë njohuri për zonat ku kanë luftuar.
Kuçi ka përmendur edhe mundësinë e përkrahjes nga ndërkombëtarët, por ka vlerësuar se të mirat që Thaçi dhe Veseli i kanë bërë Kosovës janë më të mëdha.
“Unë muj me qenë xheloz për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, por ata kanë pasur më shumë njohuri sa i përket zonave të tyre ku kanë luftuar, por ndoshta kanë pasur përkrahjen edhe të ndërkombëtarëve, por që të mirat që i kanë bërë këta Kosovës janë më të mëdha”, ka thënë Kuçi./Gazeta10