Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Magyar uron Kurtin: Kosova rol kyç në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, Hungaria e përkushtuar të kontribuojë në KFOR

Gazeta10
10 October 2026 - 10:40

Kryeministri Albin Kurti, të premten pasdite, nëpërmjet ambasadorit hungarez në Kosovë, László István Dux, pranoi letër urimi nga kryeministri i Hungarisë Péter Magyar, për mandatin e ri qeverisës, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

“Dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Ne njohim rolin kyç të Kosovës në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, jemi të bindur që një Ballkan Perëndimor prosperues ka rëndësi jetike për Hungarinë dhe mbarë kontinentin europian”, shkroi ai.

Magyar në këtë letër thotë se shteti i tij do të vazhdojë mbështetjen ndaj KFOR’it dhe rrugës europiane të vendit.

“Në këtë frymë, më lejoni të ritheksoj se Hungaria mbetet e përkushtuar për të kontribuuar për sigurinë e Kosovës nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it dhe për të mbështetur vendin tuaj në rrugën evropiane

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
10 October 2026
Lajme
10 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.