Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Foto e rrallë: Helikopteri britanik Chinook duke u ulur në urë teksa Gurkhat hynin në Kosovë në vitin ’99

Gazeta10
10 October 2026 - 14:12

Baza e Forcave Ajrore Mbretërore Odiham (RAF Odiham) e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar një fotografi të rrallë të helikopterëve britanikë që sollën përforcime në Kosovë në vitin 1999.

“Helikopterët Chinook, që sjellin përforcime, ulen në një urë të ruajtur nga ushtarët Gurkha gjatë avancimit të trupave britanike drejt Kosovës, më 13 qershor 1999, thuhet në përshkrimin krahas fotos.

Ushtarët Gurkha janë luftëtarë elitarë nga Nepali, të cilët kanë shërbyer në radhët e ushtrisë britanike për më shumë se 200 vjet.

Një pilot i helikpterëve ka komentuar në këtë postim, duke e kujtuar atë ditë.

“Isha i pari që zbarkova në atë urë me helikopter. Pasi fluturuam përtej saj dhe konstatuam se pika e caktuar për zbarkim nuk ishte e përshtatshme, u kthyem te ura, pasi ajo ishte vendi më i afërt dhe i përshtatshëm për ulje. Gjatë ditës së nesërme, ajo u bë një pikë mjaft e frekuentuar”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.