Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, i bllokuar për shkak të nenit për martesat e personave të së njëjtës gjini

Gazeta10
11 October 2026 - 13:00

Qeveria Kurti 4 ka miratuar, në mbledhjen e saj të fundit, programin e projektligjeve që synon t’i përgatisë për miratim në Kuvend deri në vitin 2028.

Në mesin e tyre është edhe Projektkodi Civil, miratimi i të cilit kishte dështuar në vitin 2022, për shkak të kundërshtimeve ndaj një neni që parashihte hartimin e një ligji të veçantë për regjistrimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave të së njëjtës gjini.

Sipas programit të Qeverisë, synohet që Projektkodi Civil të përgatitet dhe t’i procedohet Kuvendit për miratim deri më 15 nëntor të këtij viti.

Për këtë proces është përgjegjëse Ministria e Drejtësisë, e udhëhequr nga Donika Gërvalla.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.