Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Babai qëlloi për vdekje të birin dhe u arratis, kjo është familja ku ndodhi rasti tragjik në Gjilan

Gazeta10
11 October 2026 - 22:45

Të shtënat që u dëgjuan mbrëmjen e sotme në Pogragjë të Gjilanit, rezultuan fatale. Një person po dyshohet se u vra nga prindi me armë zjarri, në rrethana e motive akoma të paqarta.

Vrasja u konfirmua nga Policia, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në familjen Arifi, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do t’i zbulohen identitetet.

Viktima që po dyshohet se qëllua nga babai ishte 29-vjeçar.

Policia ka bërë të ditur se një i dyshuar, i njohur për organet e rendit, është në kërkim, pasi është arratisur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.