
Si pasojë e zjarrit në një garazh të një banese në Prishtinë, janë dëmtuar disa vetura dhe një motoçikletë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Zjarrvënie”
“Prishtinë / 11.10.2026 – 00:44. Pas pranimit të informatës për një zjarr, njësitë relevante në vendin e ngjarjes kanë vërejtur zjarrin duke ardhur nga një garazhe e një banese. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar disa vetura dhe një motoçikletë. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit rasti është inicuar si më lartë”, njofton Policia.