Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërcënimi i Daçiqit për Kosovën, ja reagimi i Kurtit

Gazeta10
12 October 2026 - 11:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiq, i cili në një tubim zgjedhor, kishe thënë se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”.

Kurti tha se për këtë çështje është deklaruar ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

“Ka dhënë deklarimet ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, më duhet të shkoj për 20 minuta”, tha Kurti.

Daçiq, gjatë një tubimi zgjedhor në Rashkë, deklaroi se flamuri serb do të valëvitet “herët a vonë” mbi vendlindjen e tij, Prizren. Ai tha gjithashtu se partia e tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe pretendoi se, nëse merr besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, edhe 20 shtete të tjera do ta tërheqin njohjen e Kosovës.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili e ka cilësuar atë si dëshmi të ambicieve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës.

Konjufca i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i dënojë këto veprime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.