Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Video në Ukrainë: Gruaja filmon veten kur një raketë bie vetëm pak metra larg saj, shpërthimi lë tre të vdekur dhe 22 të plagosur

Gazeta10
13 October 2026 - 10:52

Një video dramatike ka kapur momentin kur një raketë shpërthen vetëm pak metra larg një gruaje që po regjistronte një video selfie në Ukrainë.

Sulmi në zonën e Pisochynit, pranë Harkivit, u mori jetën tre personave, mes tyre një 16-vjeçari, ndërsa 22 të tjerë mbetën të plagosur.

Pamje rrëqethëse vijnë nga Ukraina, ku një grua që po filmonte veten në tarracën e një ndërtese banimi u gjend në afërsi të një shpërthimi të fuqishëm, pas goditjes me raketë të zonës ku ndodhej.

Ngjarja ndodhi të dielën në Pisochyn, një zonë periferike pranë qytetit të Harkivit, në verilindje të Ukrainës. Sipas autoriteteve rajonale, nga sulmi humbën jetën tre persona: një djalë 16-vjeçar dhe dy gra, përkatësisht 19 dhe 51 vjeçe. Të paktën 22 persona të tjerë u plagosën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.