Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Selimi: Brukseli po reagon nën presionin e Serbisë, Kurti e Konjufca duhet të kontaktojnë homologët e tyre

Gazeta10
13 October 2026 - 11:36

Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, përmes një postimi në platformën ‘’X’’, ka thënë se, një diplomat i Bashkimit Evropian, i ka thënë atij se Brukseli dhe disa kryeqytete evropiane po reagojnë lidhur me Ligjin për Specialen “nën presionin e Serbisë”.

Selimi, në postimin e tij ka thënë se ministria e Jashtme e Kosovës, uhej t’u kishte dërguar nota verbale të gjithë donatorëve të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), duke shpjeguar ligjin, garancitë për viktimat dhe argumentet në favor të reformave pas përfundimit të procedurave të apelit.

Ai ka thënë edhe se, Albin Kurti dhe, Glauk Konjufca, do të duhej të kishin nisur tashmë kontaktet me homologët e tyre, në vend që t’ia linin Serbisë nismën diplomatike.

‘’ Ligji duhet të shpjegohet gjithashtu nga ekspertë ndërkombëtarë të së drejtës dhe organizata për të drejtat e njeriut. Ai duhet të hapë negociata serioze ndërmjet Kosovës dhe BE-së për mbylljen përfundimtare të Dhomave të Specializuara, përgjegjësinë institucionale dhe interesat kombëtare të Kosovës, pa ndërhyrë në apelet që janë ende në shqyrtim’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.