
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është përgjigjur pozitivisht ftesës për takim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta10, Faton Abdullahu – Zëdhënës i PDK-së, raporton Gazeta10.
“Kemi pranuar një kërkesë për takim nga kryeministri dhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim”, ka thënë ai shkurt./Gazeta10