
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar ftesë për takim liderëve të partive opozitare, AAK-së, PDK-së dhe LDK-së.
Burime të Gazeta10, bëjnë të ditur se Kryeministri Kurti i ka ftuar në takim për nesër, të martën, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinaj, raporton Gazeta10.
Kjo ftesë për takim vjen pas zhvillimeve të fundit politike në vend si shkak i zbatimit të vendimit për targat./Gazeta10