
09:00
Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë diskuton për caktimin dhe organizimin e punëtorisë së radhës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)
09:30
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me mbështetjen e UNFPA-së, organizon konferencën “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; Liburn Aliu, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Arnhild Spence, koordinatore për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Organizatat Syri i Vizionit, Balkan Sunflowers Kosova, Roma and Ashkali Documentation Center dhe Voice of Roma, Ashkali and Egyptians – në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal mbajnë konferencën “Buxheti komunal i planifikuar për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian” që ka për qëllim qasjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në implementimin e buxheteve komunale. (Restorant “Vila Gërmia”, Prishtinë)
10:00
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme. Në rend është shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit)
11:00
Kuvendi mban seancë plenare. Në rend dite është shqyrtim i dytë i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, Projektligjit për mbështetjen e punëve publike dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë. (Ndërtesa e Kuvendit)/Gazeta10