Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Raportohet se komandanti i forcave të rendit në Shkodër është në gjendje të rëndë pasi mori plagë në kokë

Gazeta10
15 October 2026 - 15:34

Komandanti i forcave të rendit në policinë e Shkodrës Fasli Rama është në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton Top Channel.

Efektivi i policisë është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për shkak se rrezikon jetën duke qenë se ka një plagë të rëndë në kokë.

Komandanti u godit me gur në kokë nga protestuesit që ndodheshin përpara policisë vendore të Shkodrës.

Gjatë një përleshje me efektivët, punonjësi i policisë Fasli Rama mori goditje të fortë në kokë duke qenë në gjendje të rëndë për jetën./Tch/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.