
Projektligji i votuar në Kuvendin e Kosovës për ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik.
I ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal10, profesori Valon Murati ka shprehur skepticizmin e tij lidhur me këtë nismë, duke thënë se dëshiron që të jetë gabim në vlerësimin e tij.
“Me të tregu drejt, unë nuk kam qenë edhe aq entuziasti më i madh i asaj rruge. Sa i përket ligjit, kam qenë skeptik dhe vazhdoj të jem, por kisha dëshirë dhe vazhdoj të kem dëshirë të jem i gabuar. Kisha pasur dëshirë që ligji të implementohet dhe të realizohen ato që janë thënë aty”, deklaroi Murati.
Ai theksoi se që nga fillimi ka qenë për një mobilizim më të madh të resurseve vendore në mbrojtje, duke vlerësuar se rruga më e mirë do të kishte qenë bashkimi i të gjitha burimeve në funksion të këtij qëllimi.