Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arjeta Fejza për zgjedhjet e 25 tetorit: Tashmë këto zgjedhje të Serbisë nuk mbahen në Kosovë

Gazeta10
16 October 2026 - 19:37

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, në emisionin “Gazeta”  ka deklaruar se Republika e Kosovës ka një qëndrim të qartë sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.

Ajo ka theksuar se zgjedhjet e Serbisë nuk mbahen në Kosovë, duke shtuar se institucionet e vendit do të jenë të gatshme për të përmbushur detyrat e tyre lidhur me këtë çështje.

“Republika e Kosovës ka pasur qëndrim të qartë sa i përket zgjedhjeve në Serbi. Ju e dini tashmë që zgjedhjet e Serbisë nuk mbahen në Kosovë dhe mendoj se, sa i përket kësaj pjese, institucionet tona do të jenë në krye të detyrës”, ka deklaruar Fejza./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.