
Arlind Qorri nga Lëvizja “Bashkë” në emisionin “Java” ka ngritur dyshime për mundësinë e infiltrimit të personave në protestat në Shqipëri, duke pretenduar se ata mund të jenë dërguar nga Qeveria për të shkaktuar dhunë.
Qorri ka bërë një krahasim mes taktikave që, sipas tij, janë përdorur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në Serbi dhe atyre që pretendon se po përdoren nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
“Nëse në protestë ka të infiltruar, siç po përflitet, atëherë këta të infiltruar janë dërguar nga Qeveria për të shkaktuar dhunë ekstreme në protestë. Taktikat që i ka përdorur Vuçiqi në Serbi, po i përdor Edi Rama në Shqipëri”, tha Qorri./Gazeta10