Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kerstiq për fushatën e Daçiqit: Gjuhë kërcënuese ndaj Kosovës, SPS-ja rrezikon të mos e kalojë pragun

Gazeta10
15 October 2026 - 20:57

Gazetari serb Bratislav Kerstiq, i ftuar sonte në emisionin “Politiko”, ka komentuar një video nga fushata e Ivica Daçiqit, në të cilën ky i fundit i referohet Kosovës me gjuhë kërcënuese.

Kerstiq ka kritikuar gjuhën e përdorur nga Daçiqi, duke e cilësuar atë si deklaratë të pamatur dhe diskriminuese, ndërsa ka vënë në pikëpyetje edhe efektin politik të këtyre mesazheve në fushatën zgjedhore.

“Shihet me çfarë gjuhe dhe kah është duke shkuar. Si këngëtar në fushatë zgjedhore, thotë: ‘Kemi luftuar për Kosovën, po çfarë keni bërë? Asgjë’”, është shprehur Kerstiq, duke komentuar mesazhin e përcjellë në video.

Sipas tij, deklarata të tilla nuk përfaqësojnë një qasje të matur, por karakterizohen nga diskursi diskriminues dhe retorika e ashpër ndaj Kosovës.

Kerstiq ka komentuar edhe pozitën politike të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), të udhëhequr nga Ivica Daçiqi, në raport me Partinë Progresive Serbe të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Sipas informacioneve joformale të përmendura prej tij, ekziston mundësia që partia e Daçiqit të mos e kalojë pragun zgjedhor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.