Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kajtazi për gjuhën e Daçiqit ndaj Kosovës: Retorikë urrejtjeje dhe rikthim në ideologjitë e së kaluarës

Gazeta10
15 October 2026 - 21:09

Eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi ka reaguar ndaj gjuhës kërcënuese të Ivica Daçiqit në lidhje me Kosovën, duke e cilësuar retorikën e tij si nxitëse të urrejtjes dhe rikthim te ideologjitë e rrezikshme të së kaluarës.

Duke komentuar në Politiko deklaratat e Daçiqit, Kajtazi ka përdorur tone të ashpra ndaj politikanit serb, duke kritikuar gjuhën dhe mesazhet e tij politike.

“Daçiqi është njeri i keq. Si qenie njerëzore, ia preferoj një vizitë te mjeku, sepse ishte shumë keq”, është shprehur Kajtazi.

Ai ka krahasuar fjalimin e Daçiqit me retorikën e përdorur nga nazistët dhe Adolf Hitleri në Mynih gjatë viteve 1920, duke vlerësuar se një diskurs i tillë prodhon gjuhë urrejtjeje dhe kërcënimesh.

Sipas Kajtazit, shqetësimi nuk lidhet vetëm me deklaratat e një politikani, por edhe me ideologjinë që, sipas tij, vazhdon të jetë e pranishme brenda shoqërisë serbe.

Kajtazi ka paralajmëruar se rikthimi i kësaj retorike e rikthen vëmendjen te një e kaluar e afërt, pasojat e së cilës i ka përjetuar rëndë edhe Kosova.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.