
Opinionisti politik Halil Matoshi sonte në Politiko ndau disa detaje nga Kushtetuta e Shqipërisë.
Duke iu referuar Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Matoshi ka theksuar se shteti shqiptar ka përgjegjësi të interesohet për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të tij.
“Po jua them një fjali për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kushtetuta e ka në amë se shteti shqiptar interesohet për shqiptarët jashtë atdheut. Por shqiptarët jashtë atdheut sot e kanë republikën e tyre, shtetin e tyre kombëtar, Kosovën. Bashkëpunimi është i mirëseardhur, por Shqipëria nuk është më shtet amë, por është e barabartë me Kosovën”, ka deklaruar Matoshi.
Sipas tij, bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve shqiptare duhet të zhvillohet mbi bazën e partneritetit, respektit të ndërsjellë dhe barazisë institucionale.