Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia një lokal në Mitrovicë, konfiskohen 1,610 çipa, letra bixhozi dhe një thikë

Gazeta10
16 October 2026 - 8:30

Një rast i dyshuar i bixhozit të paligjshëm është zbuluar në orët e hershme të 13 tetorit  në Mitrovicë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 03:50, Policia ka pranuar informacion për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe ka dalë në lokacion.

Në lokal policët kanë hasur derën të hapur dhe, pasi kanë hyrë brenda, kanë vërejtur disa persona duke luajtur bixhoz. Në tavolina janë gjetur çipa dhe letra bixhozi.

Gjatë kontrollit, te L.M. është gjetur dhe sekuestruar edhe një thikë, të cilën e kishte në çantën e krahut.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar gjithsej 4 kofera, 1,610 çipa dhe 8 palë letra bixhozi.

Pronari i lokalit, F.P., është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm”, ndërsa L.M. për veprën “Mbajtje në pronësi, posedim ose kontroll të paautorizuar të armës”.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.