
Ka nisur protesta e Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK), për shkak të mospagesës së pagave në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale.
Protesta ka nisur në orën 11:00 nga zyrat e FSPTSPK-së në Prishtinë dhe do të vazhdojë deri në oborrin e Komunës së Prishtinës.
Pjesë e protestës janë punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të kryeqytetit, si dhe punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Qendrave të Mjekësisë Familjare (QMF).
Përmes kësaj proteste, punëtorët po kërkojnë që pagat e tyre të jenë në përputhje me vendimin e Qeverisë për pagën minimale.