Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përfundon pakoja e mbështetjes për energjinë, përfituan mbi 2000 familje

Gazeta10
16 October 2026 - 13:39

Mbi 200 mijë familje në Kosovë kanë përfituar nga Pakoja e Mbështetjes për Energjinë, e financuar nga Bashkimi Evropian, me 75 milionë euro, ndërsa gjashtë milionë euro të tjera janë ndarë nga buxheti i Kosovës, duke e çuar vlerën e përgjithshme të mbështetjes në 81 milionë euro.

Kështu u bë e ditur sot në ceremoninë përmbyllëse të “Pakos së Mbështetjes për Energjinë në Kosovë”, të organizuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), raporton KosovaPress.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se kjo mbështetje ka ndihmuar familjet ta përballojnë dimrin, por njëkohësisht ka kontribuar në investime që do të sjellin përfitime edhe në vitet e ardhshme.

Në fjalën e saj, Rizvanolli falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen në një periudhë të vështirë për Kosovën, rajonin dhe Evropën.

Ajo theksoi se efiçienca e energjisë është ndër prioritetet kryesore të Strategjisë së Energjisë, duke pasur parasysh se Kosova konsumon më shumë energji për njësi të bruto produktit vendor sesa mesatarja e Bashkimit Evropian dhe ajo e rajonit.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, tha se pakoja ka pasur ndikim konkret në jetën e qytetarëve. Ai shtoi se bashkëpunimi i mëtejshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe BE-së do të jetë i rëndësishëm për avancimin e energjisë së ripërtërirë dhe forcimin e sigurisë energjetike të vendit.

Drejtoresha menaxhuese e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Njomza Hoxha, tha se përtej lehtësimit të barrës financiare për qytetarët, mbështetja ka ndikuar në përdorimin më efikas të energjisë dhe në zbatimin e Strategjisë së Energjisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.