
‘Luftë ndërmjet Serbisë dhe NATO-s, s’do të ketë”, deklaroi komentatori politik, Halil Matoshi, pas zhvillimeve të fundit në very të vendit si dhe dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e vendit.
Matoshi shtoi se s’do të ketë luftë, kjo pasi KFOR-i ka madat të qartë në Kosovë, shkruan Gazeta10.
‘Luftë s’do të ketë. Sepse KFOR-i ka mandate të qartë për çka është në Kosovë. Por, mund të ketë incidente ndëretnike ose rebelim dhe detyrim të policisë së Kosovës që të intervenojnë. Por, luftë mes Serbisë dhe NATO-s, harrone, s’do të ketë”, tha Matoshi në Politiko. /Gazeta10