
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka kritikuar zotëri Ramën, duke e akuzuar se po përpiqet të bëjë politikë përmes organizimit të Lojërave Mesdhetare.
Fejza ka vlerësuar se organizimi i një ngjarjeje të tillë madhore nuk duhet të shfrytëzohet për përfitime politike, ndërsa ka theksuar se Ministria e Sportit ka bërë një hap të rëndësishëm duke marrë përsipër organizimin e Lojërave Mesdhetare.
“Zotëri Rama nuk mund të bëjë politikë me çështje kaq madhore siç është organizimi i Lojërave Mesdhetare. Ministria e Sportit ka bërë një hap shumë të madh duke iu besuar Lojërat Mesdhetare, prandaj mendoj që fakti se ai dëshiron të bëjë një goditje politike përmes Lojërave Mesdhetare është një gjest shumë i ulët nga ana e tij”, ka deklaruar Fejza./Gazeta10