Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përplasje te Kryeministria në Shqipëri, protestuesit hedhin gurë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Gazeta10
18 October 2026 - 16:14

Vetëm pak minuta pasi një pjesë e protestuesve mbërritën para Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë nisur përplasjet e para.

Protestuesit kanë nisur të hedhin gurë dhe kapsolla drejt efektivëve të Policisë, të cilët qëndronin të rreshtuar në krye të bulevardit.

Këta të fundit janë përgjigjur menjëherë me gaz lotsjellës, ndërsa autobotët me ujë nuk janë vënë ende në përdorim.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.