Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulmi te Gjykata e Apelit, protestuesit shkatërruan hyrjen për publikun – alarmohen punonjësit

Gazeta10
19 October 2026 - 14:49

Vijon me tensione dita e shtatë e protestës, ku ditën e sotme protestuesit kanë sulmuar Gjykatën e Apelit.

Në fillim ata gjuajtën me gurë në drejtim të fasadës së institucionit në fjalë dhe më pas arritën që të hapnin derën e hekurt dhe të hynin brenda.

Në momentin që protestuesit hynë brenda në Gjykatën e Apelit ka patur edhe punonjës, të cilët sipas gazetares së Top Channel, Marinela Lina, janë të alarmuar.

Gazetarja ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ku tregoi se te Gjykata e Apelit ishte prezente ishte dhe policia.

Ndërkohë gjatë sulmit, policia ndërhyri menjëherë për t’i larguar protestuesit dhe ata nisën të tërhiqeshin. Gjatë këtij sulmi, policia bëri disa shoqërime si dhe pati një efektiv të lënduar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.