Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Fondacioni Frutex & Golden Eagle mbështet me 450 mijë lekë në muaj familjen e 17-vjeçarit Fadil Balliu, i cili u arrestua në protestë, e para dy jave humbi babain

Gazeta10
19 October 2026 - 15:36

Fadil Balliu, vetëm 17 vjeç, protestuesi që u arrestua dhe u mbajt në qeli nga policia, në Tiranë ka ndarë sot historinë e tij prekëse.

Vetëm dy javë më parë, ai humbi njeriun më të shtrenjtë, babanë e tij. Ende pa iu tharë lotët e kësaj humbjeje, Fadili gjeti forcën që dhimbjen që mbart në kraharor ta kthente në guxim për të kërkuar një të ardhme më të mirë.

Historia e tij nuk kaloi pa u vënë re nga Golden Eagle, që ka vendosur t’i vijë në ndihmë familjes së 17-vjeçarit me 450 mijë lekë në muaj, për 12 muaj rresht, për t’ia lehtësuar sadopak barrën e kësaj periudhe kaq të vështirë.

Asnjë shumë parash nuk mund ta zëvendësojë mungesën e një babai, por një dorë e zgjatur në momentin kur jeta të ka goditur më fort se kurrë, mund të bëjë një ndryshim të madh.

Sepse ndonjëherë, humanizmi më i bukur nuk është ai që shprehet me fjalë, por ai që kthehet në vepra.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.