Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pagesat direkte për bujqit, Ramadani: Ku u avulluan 30 milionë euro?

Gazeta10
20 October 2026 - 8:21

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, e ka quajtur mashtrim të radhës thirrjet për pagesat direkte ndaj bujqve.

Ai ka ngritur çështjen në formë të pyetjes se ku u avulluan 30 milionë euro.

“Më 22 qershor, pushteti doli me thirrjen e pagesave direkte për bujqit. U fol për buxhet rekord e mbështetje historike për bujqësinë. Mirëpo sot, në tetor, balona e propagandës u shfrye: buxheti është përgjysmuar, ndërsa bujqit u mashtruan sërish!”, ka shkruar ai.

Sipas tij, buxheti i planifikuar ishte shumë më i madh.

“Buxheti i planifikuar për vitin 2026 ishte 67 milionë euro për subvencione dhe 10 milionë për grante. Ndërsa sot, në dispozicion janë vetëm 47 milionë euro! Pra, 30 milionë euro janë avulluar rrugës! Bujqit tanë nuk kërkojnë lëmoshë. Ata kërkojnë djersën e tyre dhe atë që u është premtuar!”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.