Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca në OKB: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime, presim korrigjimin në apel

Gazeta10
20 October 2026 - 22:08

Përfaqësuesi i Kosovës,  zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka komentuar aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke vlerësuar se ai përmban gabime në fakte dhe në përmbajtje.

Konjufca ka shprehur pritjen që këto gabime të korrigjohen gjatë procesit të apelit, duke theksuar rëndësinë e shqyrtimit të mëtejshëm të vendimit gjyqësor.

“Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime në fakte dhe në përmbajtje. Ne presim që këto gabime të korrigjohen në procesin e apelit. Drejtësia duhet të jetë e paanshme, të mbështetet në fakte dhe prova dhe të garantojë një proces të drejtë për të gjithë”, është shprehur Konjufca.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.