Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

A është Kurti njeriu që mund t’i bashkojë të gjithë? Flet Mustafa

Gazeta10
20 October 2026 - 23:12

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa – Remi, ka folur për mundësinë e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

I pyetur nga moderatori i emisionit “Adresa”, gazetari Arben Ahmeti, nëse Albin Kurti është ai që mund t’i bashkojë të gjithë, Mustafa tha se interesimi i tij për një koalicion të mundshëm mes VV-së dhe PDK-së lidhet me rezultatin zgjedhor dhe mundësinë për të ofruar stabilitet në vend.

“Interesimi im për koalicion mes VV-së e PDK-së vjen pikërisht se z. Kurti përfaqëson subjektin politik që e ka stabilitetin legal në vendin tonë, ka fituar zgjedhjet, dhe PDK-në, si parti të dytë, e shoh si mundësi t’i ofrojë stabilitet. Unë i besoj mundësisë legale që ia ka dhënë populli i vendit tonë”, u shpreh Mustafa në emisionin “Adresa”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.