Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputetja australiane humb të dyja këmbët, bashkëshorti tregon për gjendjen e saj

Gazeta10
21 October 2026 - 9:35

Deputetes së pavarur australiane, Helen Haines, 65 vjeçe, i janë amputuar të dyja këmbët pas një incidenti të rëndë që i shkaktoi lëndime serioze.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Phil Haines, i cili ka treguar se fillimisht mjekët ia amputuan këmbën e majtë, ndërsa këtë mëngjes është dashur t’ia amputojnë edhe këmbën e djathtë.

Megjithatë, ai ka dhënë edhe një lajm pozitiv, duke bërë të ditur se Helen është gjallë dhe në gjendje të qëndrueshme.

“Lajmi i mirë është se Helen është gjallë dhe në gjendje stabile. Kjo është gjëja më e rëndësishme për familjen tonë”, ka deklaruar ai, raporton BBC.

Phil Haines ka theksuar se gjërat më të rëndësishme për familjen janë zemra dhe mendja e Helenit, duke e përshkruar atë si një person të dhembshur, të kujdesshëm dhe të dashur, si dhe me një intelekt të jashtëzakonshëm.

“Jemi mirënjohës dhe falënderues që, në këtë fazë, si zemra ashtu edhe mendja e saj janë në gjendje të mirë”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.