
Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit të hënën mbrëma në fshatin Rakaj të Ferizajt.Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, pasi mjekët kanë konstatuar se kishte disa plagë nga arma e zjarrit, me dyshimin se ishte vetëplagosur.Me vendim të prokurorit, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, por nuk ka gjetur ndonjë gjë të dyshimtë.Pas marrjes së trajtimit mjekësor, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje. Ndërkohë, lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy dëshmitarë.Rasti është duke u hetuar.