
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, dhe kryeshefin për Arsim në këtë komunë, Agim Hasani.
Sipas njoftimit zyrtar, Rexhepi dhe Hasani shprehën mbështetjen për përkushtimin e Kryeministrit Kurti për përbashkimin e subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në “Koalicionin Shqiptar”, i cili garon me numrin 17 në zgjedhjet parlamentare në Serbi.