
Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim kryeprokurorin e shtetit, Zejnullah Gashi.
Në njoftimin për media, bëhet e ditur se, gjatë këtij takimi është diskutuar për rëndësinë e funksionimit të pavarur dhe efikas të sistemit të drejtësisë, si dhe për rolin e institucioneve në forcimin e sundimit të ligjit.
”Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Kryeprokurorin e Shtetit, z. Zejnulla Gashi, Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Arian Gashi dhe Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Rrustem Thaqi”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Komunikata:
Presidentja Shiroka Pula priti në takim Kryeprokurorin e Shtetit, z. Zejnulla Gashi, drejtuesit e sistemit prokurorial dhe atij gjyqësor
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Kryeprokurorin e Shtetit, z. Zejnulla Gashi, Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Arian Gashi dhe Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Rrustem Thaqi
Kryeprokurori i Shtetit, Kryesuesi KPK-së dhe ai i KGJK-së, e uruan Presidenten Shiroka Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes, duke i dëshiruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe institucionale.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e funksionimit të pavarur dhe efikas të sistemit të drejtësisë, si dhe për rolin e institucioneve në forcimin e sundimit të ligjit.
Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e një sistemi të drejtësisë të pavarur, profesional dhe të paanshëm, i cili garanton zbatimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve në institucione. Ajo shprehu mbështetjen e saj institucionale për forcimin e sundimit të ligjit dhe për përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese të institucioneve të drejtësisë, duke respektuar pavarësinë e tyre.