Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arabia Saudite lehtëson procedurat e vizave për kosovarët

Gazeta10
21 October 2026 - 17:59

Shtetasit e Kosovës do të mund të pajisen me vizë elektronike ose me vizë në mbërritje për udhëtime turistike në Arabinë Saudite, pas vendimit të autoriteteve saudite për lehtësimin e procedurave të vizave.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kosova është kaluar nga Grupi B në Grupin A të vendeve, shtetasit e të cilave përfitojnë nga këto lehtësime.

Ministria e ka vlerësuar këtë vendim si zhvillim pozitiv për lehtësimin e udhëtimeve të qytetarëve dhe forcimin e bashkëpunimit e të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.