
Kandidati për deputet nga “Koalicioni Shqiptar” në Luginë të Preshevës, Shaip Kamberi ka deklaruar se në zgjedhjet e së dielës me 25 tetor synojnë që të arrijnë më shumë se tre deputet shqiptarë në Parlamentin e Serbisë.
Ai komentet i bëri në emisonin debatues POLITIKO në Kanal 10.
I pyetur nga komentatori Halil Matoshi se sa shqiptarëve u janë pasivizuar adresave në Luginë?
Kamberi u përgjigj: Kjo shkon në bazë të dhënave të regjistrimit të popullsisë, ku në Medvegjë i kanë humbur adresat 5 mijë qytetarëve, në Bujanoc janë dikun 1 mijë veta, derisa në Preshevë janë aty dikun 1 mijë e 500 veta.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10