
Bekim Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës deri sonte në orën 24:00, duke kërkuar gjithashtu mbledhjen e Këshillit Drejtues brenda 48 orëve për caktimin e një kryesie të përkohshme.
Pas kërkeses per rishqyrtim të Ligjit për Specialen nga kjo parti, Haxhiu ka kërkuar që kryesia e re e përkohshme të ketë mandat të qartë për ta udhëhequr partinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Ai ka theksuar se çështjet që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe fatin e ish-krerëve të saj nuk duhet të përdoren për interesa politike.
“Me UÇK-në, me fatin e krerëve të UÇK-së dhe me të ardhmen e Kosovës nuk mund të luhet për interesa politike, këtu nuk e tolerojmë askënd”, ka shkruar Haxhiu.
Ai ka theksuar se kërkesa e tij është e qartë: dorëheqja e kryesisë deri në mesnatë dhe mbledhja e Këshillit Drejtues brenda 48 orëve.
Në fund të reagimit, Haxhiu ka bërë thirrje për përgjegjësi dhe vendime konkrete, duke e përmbyllur postimin me mesazhin: “Me UÇK-në, me çlirimtarët. UÇK-ja është krenaria jonë. Drejtësi dhe liri për çlirimtarët!”
PDK i kërkon presidentes Shiroka-Pula rikthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend për rishqyrtim