
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i ka kërkuar presidentes , Justina Shiroka-Pula, rikthimin në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Sipas njoftimit, kërkesa është dorëzuar përmes një letre zyrtare të enjten, më 22 tetor.
“Pas konsultimeve të gjera, PDK-ja vlerëson se rishqyrtimi do të mundësonte plotësimin e dispozitave të caktuara dhe forcimin e sigurisë juridike të ligjit, në funksion të interesit shtetëror dhe garantimit të plotë të të drejtave kushtetuese të çlirimtarëve tanë të cilët po gjykohen pranë Dhomave të Specializuara”.