Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndryshohen tarifat e ujit, nga 2027-ta çmime të reja

Gazeta10
22 October 2026 - 16:22

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit ka publikuar urdhëresat tarifore për vitin 2027, të miratuara në kuadër të procesit tarifor 2026–2028.

Urdhëresat përcaktojnë tarifat për shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm, shërbimet e ujërave të ndotura, furnizimin me ujë të trajtuar me shumicë dhe furnizimin me ujë të patrajtuar me shumicë, për shtatë Kompanitë Rajonale të Ujit (KRU) në Kosovë, si dhe për ndërmarrjen “Ibër-Lepenc”.

Në njoftimin e ARRU-së bëhet e ditur se përcaktimi i tarifave për vitin 2027 është mbështetur në analizën e kostove të ofrimit të shërbimeve, nevojave operative dhe investuese të ofruesve, si dhe objektivave për përmirësimin e performancës së tyre.

“Në këtë proces janë marrë parasysh faktorët që ndikojnë në shpenzimet e ndërmarrjeve, përfshirë kostot e energjisë elektrike, mirëmbajtjen e infrastrukturës, si dhe rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimit” thuhet në njoftim.

Krahasuar me vitin e kaluar në të gjitha kompanitë rajonale të ujësjellësit, tarifat kanë pësuar ndryshime.

Konsumatorët janë ndarë në kategorinë shtëpiak dhe jo-shtëpiak (komercial dhe institucional), sakaq tarifat aplikohen në raportin euro për metër kub.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.