Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksion policor në Podujevë, sekuestrohet marihuanë dhe një pistoletë

Gazeta10
23 October 2026 - 9:04

Një person është arrestuar të enjten në Podujevë, pasi gjatë një kontrolli policor janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, një armë zjarri dhe sende të tjera.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 22 tetor 2026, rreth orës 13:05.

Gjatë kontrollit të një objekti, ku është hasur i dyshuari, policia ka gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektronike me përmbajtje të substancës narkotike THC, një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.