Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Limaj: Deputetët nuk mund të ndërhyjnë në ligjin për Specialen, mund ta votojnë sërish të njëjtin version

Gazeta10
22 October 2026 - 23:49

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk mund të bëjnë ndërhyrje në përmbajtjen e ligjit për Dhomat e Specializuara, pas kthimit të tij për rishqyrtim nga presidentja.

Në një lidhje direkte në emisionin “Adresa” në Kanal10, Limaj foli për mundësitë që kanë deputetët gjatë rishqyrtimit të ligjit, duke theksuar se, sipas interpretimit të tij, Kuvendi mund ta votojë sërish të njëjtin version të ligjit.

“Deputetët e Parlamentit të Kosovës, me këtë kthim të ligjit, nuk kanë të drejtë asnjë intervenim me ba. Krejt çka munden me ba, e kanë afatin ligjor me kthy e me votu versionin e njëjtë me 61 vota, për arsye se presidentja nuk ka dhënë asnjë amendament”, deklaroi Limaj

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.