
Gazetari dhe moderatori i emisionit “Adresa” në Kanal10, Arben Ahmeti, foli për prapaskenat e përpjekjeve të PDK-së për kthimin në Kuvend të ligjit për Dhomat e Specializuara, duke i lidhur ato me dorëheqjen e Bedri Hamzës.
Ahmeti tha se akterë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë kërkuar për tri ditë radhazi një adresë institucionale për kthimin e ligjit në ndryshim dhe plotësim në Kuvend.
“Natyrisht, kanë kërkuar që kjo të bëhet nga institucione të pavarura, në mënyrë që të shihet si kërkesë e PDK-së”, ka thënë Ahmeti, duke përshkruar përpjekjet që, sipas tij, janë bërë për të gjetur një adresë institucionale për kthimin e ligjit.
Sipas tij, asnjë nga institucionet e kontaktuara nuk iu përgjigj kësaj përpjekjeje, përfshirë edhe presidenten, e cila, sipas tij, kishte sqaruar se mënyra e vetme për kthimin e ligjit ishte përmes një kërkese zyrtare.
Ahmeti ka shtoi gjithashtu se pasditen e së enjtes presidentes i është dërguar një letër në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, e cila nuk përmbante as emrin dhe as nënshkrimin e personit që e kishte shkruar.
“Presidentes i ka shkuar një letër në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, nuk mban nënshkrim e as emër se kush e ka shkruar letrën”, ka deklaruar Ahmeti.
A ishte kjo arsyeja e dorëheqjes së Bedri Hamzës?
Duke iu referuar këtyre zhvillimeve, tha:
“Kjo përpjekje e iniciativës për kthimin e ligjit është arsyeja e vërtetë pse Bedri Hamza dha dorëheqje”, është pretendimi i ngritur nga Ahmeti.