Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: I madh e i vogël, dilni në zgjedhje në Serbi për t’i votuar kandidatët shqiptarë

Gazeta10
23 October 2026 - 12:59

Daut Haradinaj i Aleancës u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të dielën të dalin në zgjedhje në Serbi dhe t’i votojnë kandidatët shqiptarë.

Përmes një apeli drejtuar qytetarëve të Luginës, Haradinaj e ka cilësuar këtë një rast historik për përfaqësimin e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.

“Të nderuar qytetarë të Luginës së Preshevës, vëllezërit tanë, të dielën e keni një rast historik që të përfaqësoheni në Parlamentin e Serbisë. Shfrytëzojeni rastin dhe përfaqësojeni shqiptarinë në atë parlament me deputetë që ju përfaqësojnë juve”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se bashkimi i shqiptarëve duhet të vazhdojë edhe në ditën e votimit, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë të drejtë vote ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

“Është një rast historik, jeni bërë bashkë, por bashkë duhet të jeni edhe në vendvotim. Pra, kushdo që ka të drejtë vote, ta shfrytëzojë këtë rast dhe të ngrihet zëri juaj aty ku është vendi. Të dielën, i madh e i vogël, shkoni me votu”, ka apeluar Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.