
Termokos” njoftoi se furnizimi me ngrohje do të ndërpritet në orët e para të së shtunës. Kjo ndërprerje e përkohshme bëhet për shkak të ndaljes së kontrolluar të njësisë B2 të TC Kosova B, gjë do të pamundësojë furnizimin me avull për prodhimin e energjisë ngrohëse.
Gjatë kësaj kohe, furnizimi me ngrohje do të vazhdojë vetëm për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përmes ngrohtores, që shërben për nevojat e kësaj qendre.