Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tubimi kombëtar në ditën e 12 të protestës – Rama bën thirrje për dialog, tash shtron një tryezë prej betoni para Kryeministrisë

Gazeta10
24 October 2026 - 9:06

Teksa ditën e sotme pritet ë mbahet protestë kombëtare, nga studentë, pedagogë dhe bizneset, kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr nga ftesa për dialog.

Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet se para Kryeministrisë ka vendosur një “tavolinë” dhe në të ka lënë letrat ku ka është e shkruar fjala “dialog”.

“Mirëmëngjes”, ka shkruar Rama krahas videos së postuar mëngjesin e kësaj të shtune në “Facebook”.

Kujtojmë se karriget, stolat prej guri që çdo ditë Rama ka vendosur para Kryeministrisë për protestuesit, që të ulen në dialog, këta të fundit i kanë refuzuar.

Ndërkohë, kjo e shtunë shënon ditën e 12-të të protestës studentore, ku për sot është thirrur për një tubim kombëtar në kryeqytet.

Me këtë protestë janë solidarizuar pedagogë, mjekë dhe sindikata e biznesit të vogël, ndërsa pjesëmarrje pritet edhe nga studentët e rretheve.

Prej ditësh, Tirana është përfshirë nga protesta të dhunshme. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të vendit. Ndërkohë Rama është shprehur se nuk e jep dorëheqjen, ndërsa shton se është i gatshëm për dialog.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.