
Dy persona janë gjetur pa shenja jete në shtëpitë e tyre në 24 orët e fundit.
Njëri rast ndodhi në Prishtinë dhe tjetri në Graçanicë, sipas raportit të Policisë së Kosovës.
Rasti i parë është raportuar më 23 tetor, rreth orës 07:43, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë.
Sipas policisë, një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa policia është njoftuar nga emergjenca.
Rasti i dytë është raportuar po ashtu më 23 tetor në Graçanicë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Në të dyja rastet, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e vdekjeve.