Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

70 vjetori i Revolucionit hungarez, presidentja Shiroka-Pula në rend të parë me krerët e BE-së Costa e Von Der Leyen

Gazeta10
23 October 2026 - 23:42

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula po qëndron për një vizitë zyrtare në Hungari. Ajo mori pjesë në seancën solemne të Parlamentit hungarez për 70-vjetorin e Revolucionit të vitit 1956.

Në këtë ceremoni, ku morën pjesë udhëheqës shtetërorë dhe përfaqësues të institucioneve evropiane e ndërkombëtare, u nderua kujtimi i kryengritjes së popullit hungarez kundër regjimit komunist dhe ndërhyrjes sovjetike, si dhe sakrifica e qytetarëve që u ngritën në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të tyre.

Në këtë ngjarje kanë qenë të pranishëm edhe Presidenti i Hungarisë, András Baka, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në fotografinë zyrtare të ceremonisë, presidentja e Republikës së Kosovës shihet afër Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.