Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Ligji për Specialen u votua me ngut për të tejkaluar krizën politike

Gazeta10
23 October 2026 - 22:49

Ish-kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në emisionin “Adresa” ka kritikuar mënyrën e votimit të Ligjit për Specialen, duke pretenduar se ai u miratua me ngut për të tejkaluar krizën politike dhe për të mundësuar zgjedhjen e presidentes.

“Ligji për Specialen është votuar si duke vrapuar. Këtë ligj e ka bërë Vetëvendosja vetëm për të tejkaluar krizën politike dhe për ta zgjedhur presidente zonjën Justina Shiroku Pula”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka thënë se përgjegjësinë për këtë ligj duhet ta marrin ata që e kanë votuar, duke vënë në pikëpyetje qëllimin e tyre në raport me mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë mendoj se tashmë përgjegjësinë për këtë ligj duhet ta marrin ata që e kanë votuar, sepse qëllimi i tyre nuk ka qenë me i mbrojtë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Tahiri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.