Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria gjermane s’tregon çfarë u diskutua në takimin Rama-Merz

Gazeta10
23 October 2026 - 21:07

Zyra e Kancelarit gjerman nuk ka dhënë detaje mbi përmbajtjen e takimit dypalësh mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelarit Friedrich Merz në Budva, ndërsa nuk ka shprehur një qëndrim të drejtpërdrejtë për protestat në Shqipëri.

Në përgjigje për A2CNN për çështjet e diskutuara gjatë takimit dhe qëndrimin e Gjermanisë për protestat, një zëdhënës i qeverisë gjermane deklaroi se fjalët e kancelarit flasin vetë.

“Fjalët e Kancelarit flasin vetë. Ju lutemi për mirëkuptimin tuaj, pasi, si parim, ne nuk komentojmë përmbajtjen e diskutimeve konfidenciale me krerët e tjerë të shteteve dhe të qeverive”, tha zëdhënësi i qeverisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.