
Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK ka deklaruar se partia do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve dhe të mbrojë të vërtetën në Kuvend, në strukturat e saj dhe në nivel lokal.
Ai ka thënë se gjatë 13 muajve të ardhshëm, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme të partisë, pret që LDK-ja të vazhdojë procesin e forcimit dhe konsolidimit të saj.
“Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë këtyre 13 muajve të ardhshëm deri në zgjedhjet brenda saj do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve dhe të vazhdojë ta mbrojë të vërtetën edhe në Kuvend, edhe në strukturat e tjera të saj, edhe në nivel lokal. Pres që të vazhdojë forcimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe nga e vërteta fillon rikthimi i LDK-së”, ka deklaruar Tahiri.
Ai ka theksuar se forcimi i partisë dhe mbrojtja e së vërtetës duhet të jenë pjesë e angazhimit të LDK-së në periudhën deri te zgjedhjet e brendshme./Gazeta10